Sunday, January 18, 2026

Kategoria e Parë-Java e pestë luhet në dy ditë, spikat dueli i ish Superiores, Skënderbeu-Laçi

Lexo

- Reklamë -spot_img

Ndërkohë që java e katërt u mbyll ditën e djeshme, java pasardhëse vjen shpejt dhe edhe këtë herë do të luhet e ndarë në dy ditë.

Dy ndeshje do të luhen të premten e 26 shtatorit dhe katër të tjerat të shtunën e 27 shtatorit, jan tashmë axhenda zyrtare e kategorisë së parë për javën e 5-të.

E gjithë vëmendja këtë javë të pestë do të jetë në Korçë,teksa të premten do të kemi duelin e kreut të kategorisë së parë.

Skënderbeu-Laçi është dueli i kreut,teksa Skënderbeu mban për momentin vendin e parë me 10 pikë dhe kurbinasit ndodhen në vendin e dytë me 9 pikë.

Kjo ndeshje do të luhet të premte në orën 19:00, pra nën dritat e projektorëve.

Skënderbeu do të kërkojë që të konfirmojë se mbetet skuadër e pathyeshme duke kërkuar që të ndalë edhe Laçin dhe të jetë i qetë më pas në krye të kategorisë së parë.

Kjo javë e pestë do të hapet po të premten e 26 shtatorit,teksa në orën 16:00 Besa do të pres Lushnjën.

Pas ditës së parë të shtunën e 27 shtatorit,do të luhen katër ndeshje në të njëjtën orë 16:00.

Pogradeci që akoma nuk po gjen dot veten do të udhëtojë këtë radhë në Kukës,ku e pret një sfidë e vështirë,ndërkohë që në Gjirokastër Luftëtari vendas do të pres Ilirinë. Kastrioti-Burreli dhe Korabi-Apolonia jan sfidat përmbyllëse të javës së pestë.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img