Erzeni-Lushnja ishte ndeshja e fundit e javës së 18-të që u zhvillua ditën e djeshme. Duel ky që përfundoi me fitoren minimale të skuadrës lushnjare. Tashmë ekipet nuk kanë shumë kohë për të humbur, pasi sfidat e radhës janë prapa “dere”, ku vetëm 3 ditë pas sfidave në Kupën e Shqipërisë, ekipet do të zbresin sërish në fushë.
Ndeshjet e javës së 19-të të Kategorisë së Parë do të luhen të ndara në 2 ditë, të shtunë dhe të dielë. Të shtunën do të luhet vetëm 1 ndeshje. Pogradeci dhe Flamurtari do të sfidohen mes tyre në orën 13:30, me kuqezinjtë që do të kenë rastin ideal për të rimarë kreun përkohësisht.
Ndërkohë ditën e dielë do të luhen 5 ndeshjet e tjera,ku të gjitha takimet do të startojnë në të njëjtën orë 13:30. Besa do të pres në shtëpi skuadrën e Erzenit, ndërsa Apolonia do të luajë në transfertë ndaj Burrelit.
Intetesante do të jetë sfida mes Kastriotit dhe Kukësit,teksa vëmendjen e mer edhe përballja mes Lushnjes dhe Vorës. Ndeshja e fundit do të jetë ajo mes Korabit dhe Valbonës.
Të shtunën
Pogradeci-Flamurtari(13:30)
Të dielën
Burreli-Apolonia(13:30)
Korabi-Valbona(13:30)
Lushnja-Vora(13:30)
Kastrioti-Kukësi(13:30)
Besa-Erzeni(13:30)
Fatos LAMAJ