Janë luajtur sot tri sfida të javës së katërt në Kategorinë e Parë. Korabi ka gjetur fitoren e parë në këtë sezon të ri, pas dy barazimeve dhe një humbja, duke mposhtur në transfertë Erzenin me rezultatin 2-0. Erzeni i zbritur nga Superiorja në Kategorinë e Parë, duket se rrezikon seriozisht rënien edhe nga kjo kategori në fund të këtij sezoni.
Një ndeshje shumë e tensionuar dhe e luftuar deri në fund ka qenë ajo në Burrel mes vendasve dhe Pogradecit. Fitore në limite e Burrelit, 2-1 përballë Pogradecit.
Nga ana tjetër, Lushnja ka konfirmuar pretendimet e saj me një fitore minimale në transfertë 1-0 përballë Apolonisë, teksa Hida ka zgjidhur fatin e sfidës që në pjesën e parë të kësaj përballje.
KATEGORIA E PARË
Burreli-Pogradeci 2-1
Shënues: Ferruku 88’, Xhakaj 90’/Panadic 90’
Erzeni-Korabi 0-2
Shënues: Perlata Romero 14’, Andoni 22’
Apolonia-Lushnja 0-1
Shënues: Hida 15’