Wednesday, August 20, 2025

Kategoria e Parë-Korçarët e nisin në shtëpi përballë Burrelit ambicios, një çift që prodhon vetëm gola

Lexo

 

Skënderbeu-Burreli është ndeshja e javës së parë për korçarët,takim që luhet në stadiumin “Skënderbeu” dhe që sigurisht Skënderbeu do të kërkoj vetëm fitoren,për ti bërë një start sa më të mirë sezonit të ri 2025-2026 në Kategorinë e Parë.

Në prag të kësaj përballjeje të së shtunës,sigurisht që vijnë statistikat e përballjeve mes këtyre dy skuadrave. Në stadiumin “Skënderbeu” statistikat tregojnë se Skënderbeu ka pritur Burrelin në 30 vite vetëm 4 herë jan ndeshur mes tyre.

Dhe të katër ndeshjet,qoftë për kampionate,apo Kupë janë fituar nga Skënderbeu vendas,duke mos shënuar asnjë barazim dhe asnjë humbje. Me pak fjalë Burreli ka tabu dy rezultate të tjera,përveçse ka mar vetëm humbje.

Një tjetër e veçantë është se Skënderbeu-Burreli është çift që prodhon vetëm gola,ndërkohë që Burreli pavarësisht se ka shënuar gjithmonë në stadiumin juglindor,po gjithmonë është mundur.

Gjithsesi të shohim dhe të presim çfarë do të ndodhë të shtunën në ndeshjen hapëse, ku sigurisht statistikat flasin në favor të Skënderbeut dhe pritet një ndeshje me gola.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img