Java e 16-të e Kategorisë së Parë ka sjkellë rezultate interesante, ku ndër to spikat fitorja e Laçit, i cili arriti të mund Skënderbeun kryesues me rezultatin 2-0 duke e nguhtuar diferencen si ndjekësi më i afërt i korçarëve.
Një sfidë kjo e luajtur në stadiumin e qytetit të Laçit, e cila ashtu siç pritej është shoqëruar me luftë të fortë sportive, ku nuk mungoi edhe tensioni në fushën e lojës dhe jashtë saj.
Fatin e këtij takimi e kanë vendosur dy gola të shpejtë të vendase me autor Myrta (12’) dhe Bibo, përkatësisht në minutat 12’ dhe 28’ që i dhanë avantazhin e dyfishtë ekipit bardhezi.
Në fund të pjesës së parë Gjata dhe Taleb u largua nga fusha më karton të kuq. Sa i përket pjesës së dytë miqtë ngushtuan diferencat me anë të Ukiçit në të 82’ ndërsa nga fusha arbitri largoi edhe Nergutin dhe Musan.
Fitore regjistroi Pogradeci këtë javë teksa mundi Kukësin me rezultatin 2-0. Surprizën e javës e bën Korabi, që fiton në Fier 3-0 përballë Apolonisë vendase.
Ndërkohë, dy çiftet e tjera, Burrel-Kastrioti dhe Iliria-Luftëtari, i mbyllën në barazim ndeshjet e tyre, përkatësisht, 0-0 dhe 1-1.
Pas javës së 16-të, në krye është Skënderbeu me 34 pikë, i ndjekur nga Laçi me 30 pikë, Pogradeci 29, Apolonia dhe Iliria 22, Kastrioti 21, Korabi dhe Burreli 20, Besa 17, Lushnja 16, Luftëtari 11 dhe mbyll renditjen Kukësi i fundit me vetëm 9 pikë.



