Kanë përfunduar 3 ndeshjet e ditës së sotme në Kategorinë e Parë. Laçi tregon forcën në “Roza Haxhiu”, duke fituar me rezultatin e thellë 5-1 përballë vendasve të Lushnjës.
Me këtë fitore kurbinasit arrijnë Skënderbeun në kuotën e 54 pikëve në krye të renditjes, por korçarët luajnë nesër në Gjirokastër ndeshjen e javës së 24-t të kampionatit.
Një fitore të rëndësishme në transfertë ka marrë edhe Pogradeci i vendit të tretë, që ka mposhtur 2-1 Apoloninë në Fier.
Korabi ka mposhtur minimalisht 1-0 Kastriotin, falë një goli të shënuar nga Tepshi në minutat e fundit të sfidës.
Nesër luhet 3 takimet e tjera të javës së 24-t të Kategorisë së Parë. Takimet Luftëtari-Skënderbeu dhe Besa-Burreli mund ti ndiqni në rrjetin e Radio televizionit Shqiptar në orën 13:30.
Rezultatet e javës së 24-të të Kategorisë së Parë
Sot
Lushnja 1–5 Laçi(Shënues: 50′ Ntepe – 13′ Tresa, 38′, 58′ Xhoel, 69′ Myrta, 90’+2′ Jiakpona)
Korabi 1–0 Kastrioti(Shënues: 87′ Tepshi)
Apolonia 1–2 Pogradeci(Shënues:53′ Umejiego – 12′ Lesai, 88- Pius)
Nesër
Luftëtari-Skënderbeu(13:30)
Besa-Burreli(13:30)
Iliria-Kukësi(13:30)


