Ndeshja më e rëndësishme e javës së shtatë të Kampionatit Kombëtar të kategorisë së parë ka qënë ajo e luajtur në stadiumin “Ismail Xhemali” të qytetit të Pukës në mes Tërbunit vendas dhe Korabit të Peshkopisë mysafir. Një derbi verior ky që me dy skuadra këto që janë ndjekje të kryesueses Dinamo. Dibranët e kanë nisur më mirë ndeshjen, teksa shënojnë të parërt, që në minutën e 9-të me autor Beshirajn.
Pukjanët e drejtuar nga trajneri Alert Alcani nuk pajtohen fare me disavantazhin, dhe pas disa sulmeve radhazi në portën mike arrijnë të shënojnë dy herë brenda 30-të minutash. Fillimisht është tiranasi i pukjanëve Vilfort Hysa në të 22-tën minutë dhe më pas në të 29-tën Xhabrahimi shndërron në gol një penallti të dhënë në favor të vendasve. 2 me 1 për Tërbunin, rezultat që qëndron në fuqi deri në fund të ndeshjes.
Fitorja ndaj Korabit stopon skuadrën dibrane në kuotën e 12-të pikë duke bërë që edhe Tërbuni të ketë po kaq pikë, dhe që të dyja i bëjnë presion Dinamos kryesuese me 14 pikë.
Fitore regjistroi këtë javë edhe Oriku, i cili mundi me rezultatin 3-0 Apoloninë pretendente për kualifikimin në Superiore. Për skuadrën vlonjate, dy nga tre golat i kanë shënuar shkodranët Tahiraga dhe Deda, përkatësisht në minutat 42 dhe 58, ndërsa i treti ka pr autor Çukvuma 66′.
Me fitore e ka nisur aventurën në krye të Lushnjës trajneri Edlir Tetova, i cili falë dopietes së Pepës mundi Turbinën me rezultatin 2-0. Derbi I Kavajës, Besa-Luzi 2008 e kanë nbyllu në barazim 0-0 ndeshjes mes tyre, ndërkohë që matjanët e Burrelit kanë mundur 2-0 Tomorrin, me dy golat e shënuar nga Ferruku 37′, Do Naskimento 81′.
Rezultatet e javës së 7-të Kategoria e Parë
TËRBUNI 2–1 KORABI
ORIKU 3–0 APOLONIA
LUSHNJA 2–0 TURBINA
BESA 0–0 LUZI 2008
BURRELI 2–0 TOMORI