Tuesday, December 2, 2025

Kategoria e Parë-Luhen ndeshjet e fundit të javës së 13-të. Barazim në Pogradeci-Iliria dhe Laçi-Kastrioti, Luftëtari-Apolonia 0-2 dhe Kukësi-Burreli 2-0

Lexo

- Reklamë -spot_img

Katër ndeshjet e luajtura sot nga java e 13-të e Kategorisë së Parë kanë sjellë rezultate interesante. Pogradeci ka barazuar pa gola në shtëpi kundër Ilirisë. Barazim ka dalë edhe Laçi, që ia ka arritur të shmangë humbjen në fund, duke rikuperuar dy gola ndaj Kastriotit nga 2-0 në 2-2.

Në ndeshjen e luajtur në Pogradec pati jo pak tension, çka solli tre kartonë të kuq, dy për Pogradecin (Kasmollari dhe Zguro) dhe një për Ilirinë (A.Selmani). Laçi mban vendin e dytë me 23 pikë, një më shumë se Pogradeci.

Apolonia ka fituar 0-2 në Gjirokastër, duke prishur debutimin e trajnerit Bledar Devolli në stolin e Luftëtarit. Fierakët shënuan 2 gola në pjesën e dytë me anë të Ayivi dhe Trifoni.

Ka fituar sot edhe Kukësi i vendit të fundit, që ka mundur 2-0 Burrelin. Të dy golat u shënuan në minutat e fundit nga Junior dhe Hilaj. Me këtë fitore kuksianët ndezin shpresat për mbijetesë në Kategorinë e Parë.

Kalendari i Kategorisë së Parë, java 13

Dje

Besa – Korabi     3-1

Skënderbeu – Lushnja  4-3

Sot

Pogradeci – Iliria     0-0         

AF Luftëtari – Apolonia  0-2

Kukësi – Burreli      2-0

Kastrioti – KF Laçi    2-2

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img