Saturday, September 21, 2024

Kategoria e Parë-Luhen sot 7 duelet e javës së 18-të, përballje të kreut me fundin e renditjes

Lexo

Kategoria e Parë e futbollit shqiptar luan sot 7 duelet e Javës së 18-të, ndërkohë që për çiftin, Korabi-Besa është në pritje të një vendimi të FSHF-së për shkak të bllokimit të fushës së stadimit “Korabi” nga dëbora.

Takimet e programuara të fillojnë të gjithë në të njëjtën orar, atë 13:30 pritet të jenë interesante  duke përballur skuadra që luftojnë në kahe të kundërta. E tillë është edhe përballja Vorfa-Tërbuni, ku vendasit të tretët nga fundi do të kërkojnë pikët e mbijetesës përballë një Tërbuni që është në valle për  vendin e kartët të renditjes.

Me interes pritet udhëtimi i ballshiotëve kryesues për në Cërrik ku do të ndeshen me Turbinën vendase që renditet e parafundit në tabelën e klasifikimit. Shijakasit e vendit të dytë, të cilët presin ndonjë hap të gabuar të Bylisit rivalë, do të luajnë në shtëpi me peqinasit e vendit të 11-të, të cilët kërkojnë një konsilidim në mesin e artë të renditjes.

Apolonia vendit të katërt pret në “Loni Papuçiu” Maliqin e vendit të fundit në renditje, ndërkohë që. Pritëse në këtë javë, janë edhe Lushnja, Burreli dhe Pogradeci që do të përballen në stadiumet e tyre me Tomorrin, Butrintin dhe Besëlidhjen.

Më poshtë mund të njiheni me tabelën e çifteve të sotme për llogari të javës së 18-të, si dhe renditjen pas javës së 17-të.

Erzeni – Shkumbini

Apolonia – Maliqi

Vora – Tërbuni

Lushnja – Tomori

Burreli – Butrinti

Pogradeci – Besëlidhja

Turbina – Bylis

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img