Kategoria e parë e futbollit shqiptar luajti sot ndeshjet e javës së 18-të. Ajo që bie në sy është barazimi në shtëpi i kryesueses Skërderbeu, duke e mbyllur 1 me 1 sfidën e luajtur në shtëpi ndaj Luftëtarit.
Në barazim, por pa gola është mbyllur edhe dueli Pogradeci-Besa, ndërkohë që Laçi merr një fitore shumë të rëndësishme në limitet e takimit duke mposhtur Kukësin 2-1. Fitore kjo që e mban në vendin e dytë të renditjes me 36 pikë, por që falë barazimit në korçarëve në shtëpi, diferenca ulet në 5 pikë.
Kastrioti fiton 1-0 derbin kundër Ilirisë, ndërsa Burreli fiton 2-0 në shtëpi përballë Apolonisë. Artan Bano debuton me fitore në krye të Lushnjës, pasi lagunarët mposhtin 2-0 Korabin në “Roza Haxhiu”.



