Ballina Futboll Kategoria e Parë mbyll javën e 24-të: Fitojnë Skënderbeu, Laçi, Pogradeci, Besa...

Kategoria e Parë mbyll javën e 24-të: Fitojnë Skënderbeu, Laçi, Pogradeci, Besa dhe Korabi. Kryesojnë korçarët, kurbinasit të dytët me 3 pikë më pak

Janë mbyllur ndeshjet e javës së 24-t të Kategorisë së Parë, të zhvilluara në dy ditë, më 28 shkurt dhe 1 mars, me të gjitha përballjet të luajtura në orën 13:30.

Kryesuesit e kampionatit, Skënderbeu, vijojnë ecurinë pozitive duke triumfuar 3-0 në transfertë ndaj AF Luftëtarit. Korçarët konfirmojnë formën e mirë dhe mbajnë vendin e parë me 57-të pikë.

Fitore bindëse arriti edhe Laçi, që mposhti Lushnjen 5-1 në transfertë, në një ndeshje të dominuar nga bardhezinjtë. Kjo ishte fitorja e dhjetë radhazi në kampionat për Laçin, që mban vendin e dytë me 54 pikë.

Në përballjet e zhvilluara më 28 shkurt, Korabi fitoi minimalisht 1-0 ndaj Kastriotit, ndërsa Pogradeci mori një sukses të rëndësishëm 2-1 në transfertë kundër Apolonisë. Liqenorët renditen të tretët me 49 pikë.

Sot, Iliria dhe Kukësi ndanë pikët pas barazimit 1-1, ndërsa Besa siguroi tre pikë të vlefshme në shtëpi, duke mposhtur Burrelin 1-0.

Rezultatet e javës 24-të të kategorisë së Parë:

Korabi – Kastrioti 1-0

Apolonia – Pogradeci 1-2

Lushnja – Laçi 1-5

Iliria – Kukësi 1-1

Besa – Burreli 1-0

AF Luftëtari – Skënderbeu 0-3

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu