Janë mbyllur sot 2 takimet e fundit të javës në Kategorinë e Parë. Flamurtari dhe Pogradeci barazojnë në një luftë të egër me shifrat 0-0, ndërsa Korabi fiton me poker ndaj Valbonës.
Liqenorët dhe vlonjatët prodhuan shumë tensione dhe lojë. Të dy ekipet konsumuan energji pasi patën shumë dyluftime dhe amrkime. Klubi nga Vlora ngeli dhe me 10 dhjetë lojtarë pas daljes së Jankut me të kuq. Pogradecarët nuk e shfrytëzuan dot superioritetin numerik, ndërsa kuqezinjtë e Agostinelit lëshojnë akoma më shumë terren ndaj Vorës kryesuese që gëzon këtë javë pas gafës së madhe të Besës dhe ngecjes në Pogradec të Flamurtarit.
Sfida e dytë prodhoi boll gola, ndryshe nga ajo në “Gjorgji Kyçyku”. 6 gola në total në një fushë aspak të mirë prej dëborës dhe mes mjegullës. Tropojanët ishin të brishtë dhe testet para nisjes së sezonit sërish nuk kanë shërbyer për asgjë. Dibranët në shtëpi ishin zot duke fituar 4-2 dhe lajm i mirë është dhe debutimi i ardhjes nga Bylisi me gol, Patrik Trenit.
Fatos LAMAJ