Java e parë e kampionatit të Kategorisë së Parë u mbyll sot me sfidën Pogradeci – Lushnja, e zhvilluar në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”. Ky takimi u mbyll në barazim pa gola 0-0.
Laçi, Skënderbeu dhe Kukësi e nisën mbarë sezonin. Laçianët fituan në transfertë 2-1 ndaj Ilirisë, ndërsa Kukësi triumfoi me të njëjtin rezultat në shtëpi përballë Apolonisë.
Skënderbeu regjistroi fitoren më të thellë të javës, duke mundur 3-0 Burrelin në Korçë.
Ndërkohë, dy ndeshje përfunduan në barazim 1-1, AF Luftëtari – Korabi dhe Besa – Kastrioti.