Ekipet e Kategorisë së Parë kanë kthyer menjëherë fokusin te sfidat e radhës në kampionat. Kjo pasi tashmë kampionati është në fazën më të nxehtë të tij dhe skuadrat synojnë të marin pikët maksimale për të arritur drejt objektivave të tyre.
Kështu java e 25-të na rezervon përballje mjaftë të luftuara. Kjo javë do të luhet e ndarë në 3 ditë,saktësisht të premten,të shtunën dhe të dielën.
Më 28 shkurt në orën 14:00 do të luhen 2 ndeshje mjaftë të rnëdësishme. Flamurtari do të pres në shtëpi skuadrën e Korabit. Paralelisht do të luhet edhe dueli mes Pogradecit dhe Lushnjes.
Ndërkohë ditën e shtunë do të zhvillohen 3 takimet e tjera në orën 14:00. Vora do të presë Kukësin,ndërsa Apolonia do të luaj në transfertë ndaj Besës si dhe Burreli-Kastrioti.
Ndërkohe Erzeni-Valbona është sfida e fundit e kësaj jave e cila është sportuar për të dielën dhe do të luhet në orën 14:00.
Të premten
Flamurtari-Korabi(14:00)
Pogradeci-Lushnja(14:00)
Të shtunën
Besa-Apolonia(14:00)
Burreli-Kastrioti(14:00)
Vora-Kukësi(14:00)
Të dielën
Erzeni-Valbona(14:00)
Fatos LAMAJ