Friday, November 22, 2024

Kategoria e Parë nis sezonin e ri futbollistik 2024-2025 në fundjavë. Flamurtari-Burreli dhe Vora-Apolonia, transmetohen drejtpërdrejt në RTSH

Lexo

Sezoni i ri 2024-2025 i Kategorisë së Parë premton spektakël. Më datë 24 gusht, duke filluar nga ora 17:00 do të zhvillohet java e parë e saj, aktivitet që do të vij për të gjithë sportdashësit ekskluzivisht dhe pa pagesë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Transmetim që do të nisë fillimisht në orën 16:20, me emisionin Super gol drejtuar nga moderatorja Hygerta Sako me lidhje të drejtpërdrejta dhe analiza nga Arben Milori dhe Gerd Haxhiu.

Në RTSH Sport, do të transmetohet përballja mes Flamurtarit dhe Burrelit. Një ndeshje interesante me dy   skuadrat që kanë ndryshuar këtë sezon. Ekipi vlonjat ka transferuar 15 lojtarë në merkaton e verës, dhe emra të të gjithë respektit të Kategorisë Superiore, mjafton të përmendim disa emra si Lorenc Trashi,Valentino Murataj, Stivi Frashëri, të cilët janë shpallur dhe kampion në Abisnet Superiore me skuadrat e tyre respektive, pra vlonjatat e kanë shpalosur hapur objektivin e tyre që është rikthimi në elitën e futbollit shqiptar.

Ndërkohë në RTSH 2 do të transmetohet një tjetër sfidë interesante ajo mes Vorës dhe Apolonisë, me të dyja skuadrat që kërkojnë ta nisin me këmbën e mbarë edicionin e ri. Në sfidat e tjera, Kukësi do të luajë ndaj Erzenit, Korabi do të presë Lushnjen, ndërsa, Valbona, skuadër që këtë sezon u bë pjesë e Kategorisë së Parë do të presë Besën, ndërsa Pogradeci do të luajë ndaj Kastriotit. Të gjitha ndeshjet e javës së parë të Kategorisë së Parë do të luhen të shtunën në orën 17:00.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img