Kategoria e Parë në fundjavë mbylli ndeshjet e javës së 31-të, ku rezultate të rëndësishme jan mar nga disa ekipe. Kështu tashmë siç dihet Vora është shpallur skuadra kampione, ndërsa ka siguruar edhe ngjitjen në Superiore. Fitorja 2-0 ndaj Burrelit bëri që në Vorë të shpërthente festa, me skuadrën e Arjan Bellait që shkruan historinë në futbollin shqiptaarë.
Ndërkohë humbja e Flamrutarit ndaj Besës vë në rrezik ngjitjen në Superiore. Vlonjatët kan vetëm 1 pikë më shumë se kavajasit, teksa kanë mbetur edhe dy ndeshje drejt fundit të kampionatit.
Burreli pavarësisht humbjes me Vorën, nuk ndryshon pozicion në klasifikim. Fitore të rëndësishme morën edhe Pogradeci, Apolonia, Lushnja dhe Korabi, që renditen përkatësisht në vendin e 5-të, 6-të, 7-të dhe 8-të.
Ndërkohë Kastrioti ndodhet në vendin e 9-të me 34 pikë, pozicion që të çon në “Play-Out”. Shpresat për të shmangur këtë pozicion janë të mëdha për krutanët, teksa nga krahu tjetër Kukësi nuk ia del dot.
Verilindorët kur kan mbetur edhe 6 pikë në lojë do të duhet të luajnë ndeshjet shtesë për të qëndruar në Kategorinë e Parë. Teksa siç dihet Valbona dhe Erzeni prej javësh luajnë thjeshtë për formalitet, pasi kanë rënë në Kategorinë e Dytë.
Fatos LAMAJ