Sunday, January 25, 2026

Kategoria e Parë/ Pogradeci mban ritmin e kreut me sukses në transfertë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kategoria e Parë-Fitore në transfertë e Pogradecit, Superiorja vetem 3 pikë larg

Kastrioti-Pogradeci 2-4(Farruku 12,32/Zguro 20 e 74,Shanaj 23,Oliveira 47)

Kastrioti:Jaupllari,Halilaj,Tota,Kallmeti,Farruku,Kasmollari,Xhixho,Murati,Marku,Meca,Boci Trajner:Ramadan Ndreu

Pogradeci:Staniç,Dragoshi,Pere,Samake,Zguro,Oliveira,Shanaj,Lleshaj,Danladi,Sodiq,Greca Trajner:Emiljano Çela

Gjyqtarë:Olti Çela(Lushnje),Rexhep Muzhaqi,Ronaldo Zogu(Elbasan),Xhulian Bacaj(Laç) Delegat:Dritan Kadia(Tiranë) Vëzhgues:Genc Maloku(Tiranë)

Pogradeci luajti ditën e djeshme në transfertë me Kastriotin,në një ndeshje të cilën e dominuan plotësisht,pasi dolën nga fusha me tre pikë mjaftë të rëndësishme.

Edhe pse Kastrioti kishte faktorin fushë,tek Pogradeci nuk ndikoi aspak madje u dha edhe më shumë motiv që të tregonin anën e tyre më të mirë.

Për Kastriotin dy golat i realizoi futbollisti Farruku në minutën e 12-të dhe në minutën e 32-të duke arritur mjaftë mirë te depërtoj në zonën e Pogradecit.

Aksionet e shpejta të Pogradecit nuk munguan,pasi në 45 minutat e para mbrojtësi Zguro në minutën e 20-të dhe mesfushori Shanaj në minutën e 23-të,u treguan preçiz në goditjet e tyre,duke i dhuruar skuadrës së tyre dy gola dhe duke e mbyllur pjesën e parë në barazim.

Paraqitja e mirë e gjithë skuadrës vijoi itensifikisht edhe në pjesën e dytë,pasi Pogradeci përmbys rezultatin duke i rrëmbyer nga duart fatin e ndeshjes Kastriotit me mesfushorin Oliveira në minutën e 47-të dhe mbrojtësin Zguro në minutën e 74-të të cilët me golat e tyre i dhan fitoren Pogradecit.

Një lojë e egër dhe kundërpërgjigje në fushë me shumë klas dhe përkushtim,ashtu siç vetëm të besuarit e teknikut Emiljano Çela dinë ta bëjnë.

Ajo që ra në sy tek ekipi i Kastriotit ishte se në formacionin fillestar u aktivizuan lojtarë që gjatë kampionatit nuk kan pasur shumë minuta në këmbët e tyre.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img