Kategoria e Parë do të rikthehet të luaj ndeshjet e radhës në kampionat pas dhjetë ditësh.
Saktësisht ekipet do të zbresin në fushë më 17 janar,ku në program jan duele mjaft të luftuara dhe që do të zhvillohen të gjitha në një ditë.
Pesë sfida do të luhen paralelisht në orën 13:30 ndërsa vetëm një ndeshje do të luhet në orën 16:00.
Laçi pret Kukësin,ndërsa Besa luan në teansfertë ndaj Pogradecit.
Në transfertë do të luaj edhe Kastrioti ndaj Ilirisë,teksa Lushnja do të përballet me Korabin.
Paralelisht në të njëjtën orë sfidohen edhe Burreli-Apolonia,ndërsa në orën 16:00 do të luhet takimi Skënderbeu-Luftëtari.
Fatos LAMAJ



