Ballina Futboll Kategoria e Parë-Skënderbeu, bind që në javën e parë. Korçarët mundin në...

Kategoria e Parë-Skënderbeu, bind që në javën e parë. Korçarët mundin në shtëpi Burrelin 3-0

Skënderbeu-Burreli 3-0

Golat:Nasr 12’(11-metërsh),Tajo 64’, Çuçka 92’

Kartonë të verdhë:Estrela 18,Ukiçi 21,Janaqi 65/Arnold 69

Skënderbeu:Alia,Vaskez,Tajo(Çuçka 80),Ukiçi(Gjini 72),Nasr,Randi,Estrela,Vangjeli(Gift 80),Janaqi(Musa 72),Abubakar,Shaqe Trajner:Ernest Gjoka

Burreli:Dani,Bianko(Kastrati 84),Dedgjonaj,Rrapi(Xhabrahimi 46),Arango,Mëllugja,Hoti(Xhakaj 70),Fetaj,Arnold(Beçka 70),Mensah,Uran(Da Silva 58’) Trajner:Samuel Nikaj

Gjyqtarë:Florjan Lata(Durrës),Erind Burgu(Fushë-Krujë),Rejdi Zajimi(Tiranë),Erald Demiraj(Pogradec) Delegat:Armando Mandro(Tiranë) Vëzhgues:Plarent Kotherja(Tiranë)

Skënderbeu dhe Burreli kan zhvilluar ndeshjen e parë të sezonit të ri 2025-2026,ndërkohë që skuadrat kan filluar takimin me shpejtësi,ku Burreli më shumë mbrohet dhe Skënderbeu sulmon.

Rasti i parë që në sekondat e para u përket bardhekuqve,teksa Nasr për pak sa nuk befason dhe pas këtij momenti është Skënderbeu që zbret sërish në dy momente të tjera.

Duhet të vinte minuta e 12-të që Skënderbeu të zhbllokonte rezultatin. Ukiçi fiton penallti për bardhekuqtë dhe është Nasr që nga pika e bardhë gjuan saktë dhe 1-0 për Skënderbeun. Ka festë në radhët e bardhekuqve,teksa vjen goli i parë i sezonit.

Pas golit duket se Burreli shikon më shumë në portën e Skënderbeut,por pa rrezikuar seriozisht,ndërkohë që Skënderbeu provon disa herë kundërsulmin,por për minuta me radhë nuk ka raste në portat respektive.

Skënderbeu shpërdoron një rast në minutën e 36-të,ku asnjë nga futbollistët nuk arrin ta dërgoj topin në kuadratin e mbrojtur nga portieri Dani.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0 për Skënderbeun,me pak raste që pas shënimit të golit të avantazhit të Skënderbeut.

Pjesa e dytë nis me vetëm një ndërrim për miqtë,ndërkohë që Gjoka i Skënderbeut i beson të njëjtëve lojtarë që kishte hedhur në fushë nga starti i ndeshjes. Jan futbollisët bardhekuq që kërkojnë që në start me një zbritje,por në minutën e 47-të,miqtë mbyllin një top që po shkonte në zonë nga Nasr.

Në minutën e 50-të është Estrela që për pak sa nuk shënon,por portieri mik bën mrekullinë duke e dërguar në këndore. Skënderbeu humb një gol të sigurt në këtë minutë.

Në minutën e 62-të është Skënderbeu që ka një rast tjetër të pastër,por traversa shpëton miqtë nga pësimi i golit të dytë,teksa Ukici godet traversën dhe topi përfundon jashtë.

Goli i dytë dhe i sigurisë do të vinte në minutën e 64-të. Teksa një kombinim perfekt Estrela pason për Shaqen,ky i fundit pason për sulmuesin Tajo dhe i vetëm shënon edhe golin e dytë.

Pas golit të dytë fillojnë edhe ndërrimet e shumta për Skënderbeun,ndërkohë që Skënderbeu më shumë administron avantazhin prej dy golash dhe pak mendon për sulmin.

Duhet të vinte minuta e dytë shtesë që Skënderbeu të shënonte edhe golin e tretë me anë të lojtarit Çuçka dhe ky gol ka vulosur fitoren e bardhekuqve.

Skënderbeu mbyll në këtë mënyrë me fitore ndeshjen e sotme ndaj Burrelit, fitore 3-0 që i jep kryesimin e kategorisë së parë që në start.

Fatos LAMAJ

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu