Kategoria e Parë do të luaj ditën e sotme 2 ndeshjet e mbetura të javës së 19-të të kampionatit. Takime mjaftë të rëndësishme për ekipet,ku 4 skuadra do të përplasin brirët për 3 pikët.
Në orën 13:30 do të luhet paralelisht në Peshkopi dhe Pogradec. Korabi do të presë në shtëpi Valbonën. Një duel direkt për mbijetesën mes dy ekipeve që synojnë vetëm fitoren.
Ndërkohë në Pogradec do të sfidohen mes tyre Pogradeci dhe Flamurtari. Vendasit synojnë 3 pikët për të qenë pjesë e top-6, ndërsa nga krahu tjetër kuqezinjtë tentojnë të mbajnë hapin e Vorës në krye të klasifikimit.
Burime për “Veriu Sport” mësojnë se ndeshjen në Pogradec do e gjykoj ndërkombëtari Enea Jorgji. Sektori i gjykimit pran FSHF ka vendosur ti besoj gjykimin e kësaj ndeshje arbitrit Elbasanas 45-vjecar asistent të tij do të jenë Denis Rexha nga Tirana dhe Ridiger Çokaj nga Lezha, në rolin e arbitrit të katërt është caktuar Tiranasi Albano Stolaj.
Në një ndeshje të tillë nuk mund të mungoj sistemi Var aty ku është caktuar dyshja Adrian Beqiraj nga Tirana dhe Olsion Yzeiraj nga Patosi. Delegat i këtij takimi do të jetë Ilirjan File nga Elbasani ndërsa Vëzhgues është caktuar Arjan Mali nga Patosi.
Fatos LAMAJ