Kategoria e Parë-Sot, 4 takime të javës së 15-të. Të gjitha nisin në orën 13:30.

E  nisur ditën e djeshme me duelin Lushnja-Apolonia, i fituar ngha lushnjarët me rezultatin 2-1, Kategoria e Parë ashtu si Abissnet Superiore  do të luaj ndeshjet e radhës ditën e sotme.

Skuadrat do të zbresin në fushë për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 15-të. Të gjitha sfidat do të luhen në të njëjtën orë 13:30. Kështu sot do të zhvillohen 4 takime. Flamurtari pret Kukësin. Vlonjatët do të tentojnë rikthimin te fitorja në kampionat,ndërsa verilindoret tentojnë vazhdimësinë .

Gjithashtu Besa udhëton në transfertë ku do të sfidojë Kastriotin. Gjithashtu do të duelojnë mes tyre Valbona-Vora dhe Korabi-Erzeni.

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu