Pas sfidës së parë, Apolonia-Iliria të luajtur pasditen e djeshme, e mbyllur në barzaim 0 me 0, Kategoria e Parë do të luaj sot ndeshjet e tjera të javës së nëntë të saj. Dhjetë ekipe do të zbresin në fushë dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e fitores, ndërsa sipas programit të gjitha përballjet do të luhen në të njëjtën orë.
Kështu Luftëtari pret Laçin, ndërsa Kukësi luan në transfertë ndaj Besës, Burreli do të përplas brirët me Lushnjen, ndërsa Skënderbeu do të luaj ndaj Kastriotit në transfertë. Dueli i fundit do të jetë përballja mes Korabit dhe Pogradecit.
Kalendari i Javës së nëntë të Kategorisë së Parë
Dje
Apolonia-Iliria 0-0
Sot
Kastrioti-Skënderbeu(14:00)
Luftëtari-Laçi(14:00)
Korabi-Pogradeci(14:00)
Burreli-Lushnja(14:00)
Besa-Kukësi(14:00)
Fatos LAMAJ



