Kategoria e Parë do të luaj ditën e sotme dy nga ndeshjet e javës së 12-të të kampionatit. Duele interesante jan në program dhe që do të zhvillohen në të njëjtën orë 14:00.
Do të luhet në aksin Fier-Lushnje. Në “Loni Papuçiu” do të sfidohen mes tyre Apolonia dhe Vora. Një përballje e luftuar mes dy ekipeve që 3 pikët janë rruga e vetme në këtë sfidë. Një ndeshje kjo shumë e rëndësishme, për të cilën sektori i gjykimit ka vendosur ta gjykojë arbitri shkodran, Ditmir Grimci.
Ndërkohë në “Roza Haxhiu” do të duelojnë mes tyre Lushnja dhe Korabi. Vetëm 1 pikë i ndan dy ekipe në klasifikim me do të luajë “kokë më kokë” për 3 pikët për t’iu larguar zonës “Play-Out”.
Fatos LAMAJ