Kategoria e Parë-Sot, katër duelet e para të javës së 29-të

Kategoria e Parë ashtu si Abisnet Superiore do të zbres ditën e sotme në fushën e lojës. Duele mjaftë interesante dhe të luftuara jan në program, me ekipet që do të bëjnë mes tyre llogaritë e javës së 29-të të kampionatit.

Gjithçka do të nis me sfidën mes Besës dhe Burrelit, takim që do të luhet në orën 12:30. Ndërkohë në orën 14:00 do të sfidohen mes tyre Flamurtari  dhe Pogradeci.

Në po të njëjtën orë do të luajnë edhe Valbona  me Kastriotin si dhe sfida e fundit e ditës së sotme në Kategorinë e Parë është mes Vorës dhe Lushnjes.

Kalendari i Javës së 29-të të Kategorisë së Parë

Besa-Burreli(12:30)

Flamurtari-Pogradeci(14:00)

Valbona-Kastrioti(14:00)

Vora-Lushnja(14:00)

Fatos LAMAJ

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu