E filuar ditën e djeshme me dy duelet e para, Besa-Korabi dhe Skënderbeu-Lushnja, të fituara nga skuadrat vendase, respektivisht 3-1 dhe 4-3, java e 13-të e Kategorisë së Parë do të vijojn ë sot me katër ndeshje të tjera: Pogradeci – Iliria, AF Luftëtari – Apolonia, Kukësi – Burreli, Kastrioti –Laçi.
Duelet që nisin që të gjitha në orën 13:30 pritet të shoqërohen me luftë të fortë sportive, pasi të tetë ekipet që do të zbresin në fushën e lojës kanë objektiv fitore tre pikëshe.
Laçi do të përballet në transfertë me Kastriotin, ndërsa Kukësi pret Burrelin në shtëpi. Pogradeci do të luajë ndaj Ilirisë, ndërsa AF Luftëtari do të përballet në Gjirokastër me Apoloninë.
Kalendari i Kategorisë së Parë, java 13
Dje
Besa – Korabi 3-1
Skënderbeu – Lushnja 4-3
Sot
Pogradeci – Iliria 29.11.2025 13:30
AF Luftëtari – Apolonia 29.11.2025 13:30
Kukësi – Burreli 29.11.2025 13:30
Kastrioti – KF Laçi 29.11.2025 13:30



