Ditën e sotme do të luhet takimi i fundit i javë së 3-të të Kategorisë së Parë. Një duel mjaft i luftuar mes dy ekipeve pretendente për ngjitjen në Superiore.
Kështu në orën 16:00 të gjithë sytë e tifozëve do të jenë në Vlorë, ku do të sfidohen mes tyre Flamurtari dhe Vora. Skuadra e Andrea Agostinelit është e dënuar vetëm për fitoren dhe synon të vazhdojë me rezultatet pozitive.
Ndërkohë nga krahu tjetër ekipi i drejtuar Arian Bellai synon vazhdimësinë për të rimarrë sërish vendin e parë në vendin e parë.
Flamurtari-Vora është një përballje pretendentësh në Kategorinë e Parë. Në orën 16:00 e gjithë vëmendja do të jetë në stadiumin “Flamurtari” ku ekipet do të luftojnë dhëmbë për dhëmbë për fitoren.
Edhe përballjet e së kaluarës kanë treguar se kjo ndeshje do të jetë mjaft spektakolare. Kështu në 3 ndeshjet e sezonit të kaluar mes tyre,2 janë fituar nga vlonjatët dhe vetëm 1 ndeshje ka triumfuar skuadra e Vorës.
Kuqezinjtë ia kanë dalë të shënojnë 5 gola,ndërsa ekipi i drejtuar nga Arian Bellai ka gjetur rrugën e rrjetës në 6 herë.
Fatos LAMAJ