Ditën e sotme nuk do të luhen vetëm tre ndeshje të superiores, por edhe tre të tjera në Kategorinë e Parë. Sfida mjaftë interesante do të ketë edhe në këtë kampionat.
Flamurtari do të pres në shtëpi Valbonën,ndërsa Kastrioti do të luaj në një transfertë të vështirë si ajo e Lushnjës. Në krahun tjetër kryeuesit e tabelës Vora do të pres në shtëpi Erzenin.
Kujtojmë që këto sfida janë të vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë së Parë,teksa do të luhen paralelisht duke nisur nga ora 13:30.
Kalendari i ndeshjeve të javës së 23-të të Kategortsë së Parë
Vora-Erzeni(13:30)
Flamurtari-Valbona(13:30)
Lushnja-Kastrioti(13:30)
Fatos LAMAJ