Ditën e sotme do të luhen ndeshjet e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë së Parë.
Në total do të luhen gjashtë sfida, ku të gjitha ekipet do të zbresin në fushë në orën 15:00.
Sfida që spikat në këtë javë futbollistike të Kategorisë së Parë është ajo mes Pogradecit dhe Ilirisë.
Ndërkohë që Laçi luan në shtëpi përballë Besës,ndërsa Skënderbeu pret Korabin.
Në ndeshjet e tjera Luftëtari përballet me Apoloninë, Kukësi luan ndaj Lushnjës,ndërsa Burreli luan kundër Kastriotit në transfertë.
Kalendari i Javës së 27-të të Kategorisë së Parë
Skënderbeu – Korabi 18.03.2026 15:00 Stadiumi “Skënderbeu”
KF Laçi – Besa 18.03.2026 15:00 Stadiumi “Laçi”
Pogradeci – Iliria 18.03.2026 15:00 Stadiumi “Gjorgji Kyçyku”
Kastrioti – Burreli 18.03.2026 15:00 Stadiumi “Redi Maloku”
AF Luftëtari – Apolonia 18.03.2026 15:00 Stadiumi “Gjirokastra”
Kukësi – Lushnja 18.03.2026 15:00 Stadiumi “Kukës Arena”
Fatos LAMAJ



