Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit, luan sot të gjitha ndeshjet e javës së 14-të duke pasur të njëjtin orar të nisjes, atë 13:30.
KF Laçi – Pogradeci është dueli më i fortë i javës, i cili do të zhvillohet në stadiumin e Laçit, një përballje e drejtpërdrejtë për vendin e dytë në renditje.
Skënderbeu do të luajë në transfertë ndaj Ilirisë, ndërsa në Lushnjë vendasit do të përballen me Kukësin.
Në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit, Apolonia do të presë Besën e Kavajës, ndërsa në stadiumin “Liri Ballabani” do të zhvillohet ndeshja Burreli – AF Luftëtari.
Korabi do të përballet në shtëpi me Kastriotin.
Kalendari i ndeshjeve të javës së 14-të Kategoria e Parë
KF Laçi – Pogradeci 13:30
Iliria – Skënderbeu 13:30
Lushnja – Kukësi 13:30
Burreli – AF Luftëtari 13:30
Apolonia – Besa 13:30
Korabi – Kastrioti 13:30



