Sot rikthehen në fushë ekipet e Kategorisë së Parë. Pikërisht ditën e sotme do të luhen të gjashtë sfidat e javës së 22-të të këtij kampionati, të cilat do të zhvillohen paralelisht,duke nisur nga ora 13:30.
Kryesfida e kësaj jave është ajo mes Flamurtarit dhe Besës. Dy ekipe që jan në luftë për pikë kreu dhe që kërkojne ngjitjen në elitën e futbollit shqipëtar. Pa lënë pas këtu edhe derbin e veriut mes Kukësit e Burrelit.
Në ndeshjet e tjera,Apolonia pret në shtëpi Pogradecin,ndërsa Lushnja luan në transfertë kundër Valbonës. Korabi duelon me Kastriotin,ndërsa Vora e vendit të parë do të përballet me Erzenin.
Kalendari i ndeshjeve të javës së 22-të
Flamurtari-Besa(13:30)
Apolonia-Pogradeci(13:30)
Kukësi-Burreli(13:30)
Vora-Erzeni(13:30)
Valbona-Lushnja(13:30)
Korabi-Kastrioti(13:30)
Fatos LAMAJ