Kategoria e Parë-Sot, ndeshjet e javës së 27-të. Besa-Lushnja(13:00). Çiftet e tjera, në orën 14:00

Ditën e sotme do të luhen të gjitha ndeshjet e javës së 27-të të Kategorisë së Parë. Në fushë do të zbresin 12 ekipe,të cilat do të kërkojnë pikë për objektivat respektive.

Gjithçka do të nisë në orën 13:00, aty ku Besa do të përballet me Lushnjen. Kjo ndeshje do të jetë e para për sot,pasi nis në orën 13:00 në stadiumin “Arena e Demave”.

Ndërsa në orën 14:00 do të nisin 5 ndeshjet e tjera. Vora do të pres në shtëpi skuadrën e Apolonisë, kurse Flamurtari po në shtëpi do të përballet me Kastriotin.

Pogradeci luan në transfertën e vështirë matjane përballë Burrelit,ndërsa Valbona pret në shtëpi ekipin e Korabit. Sfida tjetër do të jetë ajo mes Erzenit dhe Kukësit.

Kalendari i ndeshjeve të javës së 27-të të Kategorisë së Parë

BESA – LUSHNJA 13:00 (Arena e Demave)

VORA – APOLONIA 14:00

FLAMURTARI – KASTRIOTI 14:00

BURRELI – POGRADECI 14:00

VALBONA – KORABI 14:00

ERZENI – KUKËSI 14:00 (Fushë-Krujë)

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu