Kategoria e Parë-Sot, ndeshjet e javës së 30-të. Të gjitha sfidat nisin në orën 14:00

Kampionati Kombëtar i Kategorisë së Parë, luan sot ndeshjet e javës së 30-të, me të takimet që nisin në të njëjtin orar, atë, 14:00. Sfida që ka vemendjen më të madhe është ajo në mes Pogradecit dhe Vorës, takim i cili do të luhet në fushën e liqenorëve.

Një tjetër takim për tu ndjekur është ai që do të luheët në Burrel, aty ku skuadra matjane e drejtuar nga trajneri Dimar Bicaj do të presë Flamurtarin e Vlorës, i cili do të ketë në pankinë trajnerin debutues, Pollozhani.

Besa e Kavajës, e treta në renditje me gjashtë pikë larg Flamurtarit, pret në shtëpi Erzenin e vendit të fundit. Apolonia-Korabin është takimi tjetër, me fierakët  që gjenden në vendin e 6-të të Play-Off, ndërsa dibranët në vendin e tetë, një pikë larg zonës së ftohtë.

Dy takimet e tjera, janë: Lushnja-Valbona dhe Kastrioti-Kukësi, takime që kanë në përmbajtje synime Play Off-i dhe mbijetese.

Kalendari i ndeshjeve të javës së 30-të të Kategorisë së Parë

Pogradeci-Vora(14:00)

Burreli-Flamurtari(14:00)

Besa-Erzeni(14:00)

Apolonia-Korabi(14:00)

Lushnja-Valbona(14:00)

Kastrioti-Kukësi(14:00)

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu