Sunday, December 7, 2025

Kategoria e Parë-Sot, tre duelet e para të Javës së 8-të: Iliria – Korabi 14:00, Lushnja – Apolonia 14:00, Skënderbeu – Besa 17:00

Lexo

- Reklamë -spot_img

Java e tetë e Kategorisë së Parë të futbollit shqiptar, nis sot me tre duelet e para. Iliria – Korabi 14:00, Lushnja – Apolonia 14:00, Skënderbeu – Besa  17:00.

Vemendja kryesore pritet të jetë në sfiden mes Lushnjes dhe Apolonisë, një takim ky i përzgjedhur nga Rrjeti i Radio Televizonit Shqiptar për ta transmetuar direkt në RTSH 2 HD.

Të dyja skuadrat kanë objektiv ngjitjen në Abissnet Superiore, edhe pse për momentin janë në pozita delikate. Lushnja e drejtuar nga trajneri Ditmar Bici, zbret në fushë e motivuar për të marrë tri pikët pas humbjes që pësoi javën e kaluar në transfertë përballë Korabit. Në shtatë takime skuadra e Lushnjes ka marrë vetëm tetë pikë dhe mban vendin e tetë. Dy pzocione më lart është Apolonia, e cila ka marrë 9 pikë. Edhe ekipi fierak do të jetë i motivuar pasi kërkon që të harrojë sa më shpejt humbjen që i shkaktoi Burreli javën e kaluar.

Po aq interesante dhe e dyluftuar pritet të jetë edhe sfida që do të luhet në Korçë mes Skënderbeut vendas, kryesues i renditjes dhe Besës që po vuan për të gjetur rezultatet pozitive.

Tre ndeshjet e tjera të javës së 8-të do të zhvillohen të shtunën në orën 14:00. Pogradeci do të presë në shtëpi Kastriotin. Në “Kukës Arena” do të luhet dueli Kukësi – AF Luftëtari, ndërsa në Laç, vendasit do të përballen me Burrelin.

Kalendari i javës së tetë të Kategorisë së Parë

Sot   

Iliria – Korabi 24.10.2025 14:00

Lushnja – Apolonia 24.10.2025 14:00

Skënderbeu – Besa 24.10.2025 17:00

Nesër

Pogradeci – Kastrioti  25.10.2025 14:00

Kukësi – AF Luftëtari  25.10.2025 14:00

Laçi – Burreli 25.10.2025 14:00

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img