Ndeshjet e fundit të vitit 2024 në Kategorinë e Parë kanë dhuruar rezultate surprizë, të cilat kanë bërë që lufta për ngjitjen në Abissnet Superiore të mbetet plotësisht e hapur.
Dy skuadrat pretendente për ngjitjen,Vora kryesuese dhe Besa që e ndiqte janë ndalur në ndeshjet përkatëse ndaj Pogradecit dhe Apolonisë.
Vora iu afrua shumë fitores në Pogradec, falë golit të Ruzgis në pjesën e dytë, por Beçka në minutën e 89-të barazoi shifrat për barazimin 1-1.
Ndërkohë, bomberi Maksuti, dhe në shtesë Umijego, i dhanë fitoren 2-0 Apolonisë në transfertë përballë Besës, duke i dhënë fierakëve pak frymëmarrje në këtë pjesë të sezonit.
Në ndeshjen tjetër të luajtur sot, Kastrioti mundi 2-1 Erzenin dhe i dha fund serisë prej 3 humbjesh radhazi, duke konsoliduar pozitat në zonë e play-off.
Fatos LAMAJ