Java e 20-të e Kampionatit të Kategorisë së parë ka qënë e planifikuar të luhet në tre ditë. Ajo ka nisur ditën e shtunë me zhvillimin e tre ndeshjeve, ku Apolonia, Pogradeci dhe Lushnja kanë arritur fitore me peshë respektivisht ndaj Korabit 4-2, Valbonës 2-3, Kukësit 1-2,
Dy sfidat e radhës kanë qënë sot Vora-Besa dhe Flamurtari-Kastrioti. Në përballjen e parë, nuk ka fitues, pasi e gjithë ndeshja mbyllet në barazim 1-1. Besa luan mirë në shtëpinë e kryesuesve dhe kalon në avantazh me Spahiun në mesin e pjesës së dytë. Vora reagon duke barazuar shifrat me Shehin 10 minuta më vonë. Në këtë mënyrë, kryendeshja e javës në Kategorinë e Parë, mbyllet në barzzim, 1 me 1 me Vorën që ruan vendin e parë, tashmë në kuotën e 48 pikëve, ndërsa Besa ngjitet në kuotën e 40 pikëve.
Në ndeshjen tjetër të ditës, Flamurtari nuk gabon në shtëpi dhe mposht me rezultatin e pastër 3-0 Kastriotin. Gjithçka vendoset në pjesën e dytë me Oshafin, që zhbllokon sfidën dhe më pas Ememe realizon një dygolësh. Festojnë këtë javë vlonjatët që pas këtij suksesi ngjiten në kuotën e 46 pikëve dhe zvogëlojnë në vetëm 2 pikë diferencën me kryesuesit e Vorës. Gara për tu ngjitur në Abissnet Superiore mes tre skuadrave të kreut është më e bukur se kurrë.
Java e 20-të e Kategorisë së Parë mbyllet të hënën me ndeshjen e fundit, Erzeni-Burreli.
Ndeshjet e javës së 20-të Kategoria e Parë
Dje
Apolonia-Korabi 4-2
Kukësi-Lushnja 1-2
Valbona-Pogradeci 2-3
Sot
Flamurtari-Kastrioti 3-0
Vora-Besa 1-1
Nesër
Erzeni-Burreli 12:00
Fatos LAMAJ