Java e 25-të e Kategorisë së Parë solli rezultate të rëndësishme në garën për të kapur objektivat dhe për mbijetesë. Skuadrat pretendente të Kategorisë së Parë nuk kanë gabuar sot ndeshjet e tyre në javën e 25-të të saj.
Besa e Kavajë shënoi një fitore të pastër 2-0 kundër Apolonisë së Fierit, duke siguruar 3 pikë të vlefshme në rrugëtimin e tyre. Burreli triumfoi me rezultat minimal 1-0 kundër Kastriotit, në një ndeshje të ngushtë dhe me shumë episode emocionuese.
Ndërkohë Vora arriti një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Kukësit, duke ruajtur vendin e parë.
Këto rezultate kanë ndikuar ndjeshëm në tabelën e klasifikimit, duke shtuar tensionin dhe emocionet në javët e mbetura të kampinatit.
VORA – KUKËSI 1 – 0 (Ruzgis 51′)
BURRELI – KASTRIOTI 1 – 0 (Fetaj 71′)
BESA – APOLONIA 2 – 0 (Spahiu 65′, Abdulai 76′)