Dy ekipet fituese të Grupit A, Eagle Football, dhe skuadra fituese e Grupit B, Bylis, të Kategorisë së Tretë, janë ndeshur në finalen e madhe për të përcaktuar ekipin kampion të sezponit 2024-2025.
Sfida e luajtur mbrëmjen e së mërkurës në “Shtëpinë e Futbollit”, u fitua nga ballshiotët me rezultatin 3-2, në një ndeshje spektakolare dhe të luftuar deri në minutën e fundit.
Kasaj dhe Sulovari shënuan dy golat e parë për Bylisin, ndërsa Ysolliu ngushtoi diferencën për Eagle Football.
Në pjesën e dytë, Akbiu realizoi golin e tretë dhe të fitores për ballshiotët, ndërsa golin e dytë për Eagle Football e shënoi Bardhi.
Në përfundim të ndeshjes finale, u zhvillua edhe ceremonia e ndarjes së trofeut dhe medaljeve, e organizuar nga Federata e Futbollit. Trofeu iu dorëzua skuadrës kampione nga kryetari i SHRF Tiranë, Krenar Alimehmeti.