Departamenti i Garave në FSHF njofton të gjitha klubet dhe ekipet e interesuara se kanë nisur regjistrimet për edicionin e ri të Kategorisë së Tretë, për sezonin futbollistik 2025-2026.
Regjistrimet janë hapur dhe do të mbyllen më 8 shtator 2025. Pas kësaj date, asnjë kërkesë për pjesëmarrje nuk do të merret në konsideratë.
Të gjitha klubet dhe ekipet që duan të marrin pjesë duhet të dërgojnë një shkresë zyrtare në email-in: msulejmani@fshf.al .
Sezonin e kaluar futbollistik, skuadra më e re e Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Tretë ishte KF Shiroka, e cila ishte bukuria e grupit A duke qënë pretendente serioze deri në javën e fundit për të kaluar në Kategorinë e Dytë.
Krahas KF Shiroka, këtë sezon, pritet të regjistrohen për garë edhe dy skuadra e tjera të Shkodrës, Vllaznia B dhe KF Shkodra.
Kampionati i Kategorisë së Tretë do të nisë më 19 tetor.