Kampionati Kombëtar i Kategoria e Tretë, në të cilin këtë sezon futbollistik konkurojnë edhe dy ekipet e Shkodrës, Vllaznia B dhe KF Shkodra, ka mbyllur ndeshjet e javës së parë.
Në sfidat e kësaj jave për grupin A, bie në sy fitorja në transfertë e e Vllaznisë B, e cila nën drejtimin e trajnerëve Brikeno Bizi dhe Ersi Çaku ka mundur me rezultatin e thellë 0 me 7 Klosin.
Figurën më të mirë sportive në këtë ndeshje e ka bërë uruguajani Franco Correa, i cili arriti të shënoj plot tre gola për ngjyrat e ekipit të Vllaznisë, ndërkohë që katër golat e tjerë mbajnë firmën e futbollistëve Alex Naza, Uheid Hoxha, Klajti Halili dhe Gilman Agraj.
Me këtë fitore, Vllaznia është në krye të renditjes pas javës së parë e ndjekur nga Shënkolli, Dinamo B dhe Bulqiza, të cilët edhe ato dolën fitues të javës së parë, por me goleverazh më të mirë kryeson Vllaznia B.
KF Shkodra e drejtuar nga trajneri Denis Zmijani dhe Kamza me trajner Andi Lila, të cilat u përballën në Shkodër dhe barazuan 1 me 1, mbajnë vendin e pestë dhe të gjashtë duke lënë pas Tiranën B, Young Boys Tirana dhe skuadrën tjetër të Kamzës, Kamza Sport. Ndërkohë, në grupin B kryesojnë Albpetroj dhe Memaliaj pas fitoreve ndaj Skraparit dhe Osumit.
Rezultatet e javës së parë të Kategorisë së Tretë
Grupi A
Klosi – Vllaznia B 0-7
BEKSAT (Rinia EL) – Shënkolli 1-5
Bulqiza – Young Boys Tirana 1-0
Kamza Sport – Dinamo B 0-3
KF Shkodra – T-KAMZA 1-1
Tirana B- pushim
RENDITJA
TOTALI
Nr EKIPI N P F B H G+/G-
1 Vllaznia B 1 3 1 0 0 7-0
2 Shënkolli 1 3 1 0 0 5-1
3 Dinamo B 1 3 1 0 0 3-0
4 Bulqiza 1 3 1 0 0 1-0
5 KF Shkodra 1 1 0 1 0 1-1
6 T-Kazma 1 1 0 1 0 1-1
7 Tirana B 0 0 0 0 0 0-0
8 Young Boys Tirana 1 0 0 0 1 0-1
9 Kamza Sport 1 0 0 0 1 0-3
10 BEKSAT (Rinia EL) 1 0 0 0 1 1-5
11 Klosi 1 0 0 0 0 0-7
Grupi B
Java 1, 18-19 Tetor
Albpetrol – Skrapari 6-0
Osumi – Memaliaj 0-1
Tepelena – Turbina 1-1
Të pacaktuara
Teuta B – Gramozi
Përmeti – Apolonia B
RENDITJA
TOTALI
Nr EKIPI N P F B H G+/G-
1 Albpetrol 1 3 1 0 0 6-0
2 Memaliaj 1 3 1 0 0 1-0
3 Tepelena 1 1 0 1 0 1-1
4 Turbina 1 1 0 1 0 1–
5 Apolonia B 0 0 0 0 0 0-0
6 Gramozi 0 0 0 0 0 0-0
7 Përmeti 0 0 0 0 0 0-0
8 Teuta B 0 0 0 0 0 0-0
9 Osumi 1 0 0 0 1 0-1
10 Skrapari 1 0 0 0 1 0-6



