Saturday, October 25, 2025

Kategortia e Parë-Sot tre duelet e fundit të javës së 8-të: Pogradeci – Kastrioti 14:00, Kukësi – AF Luftëtari 14:00, Laçi – Burreli 14:00

Lexo

- Reklamë -spot_img

Gjashtë ekipe do të zbresin në fushë dhe do të sfidohen mes tyre në orën 14:00. Në “Kukës Arena” do të përballen Kukësi dhe Luftëtari,ku të dyja ekipet do të synojnë rikthimin te fitorja në kampionat,e cila ju mungon prej disa javësh.

E luftuar do të jetë edhe sfida mes Laçit dhe Burrelit,përballje kjo që do të luhet në Laç.

Kurbinasit do të luajnë vetëm për tre pikët,për të mbajtur hapin e Skënderbeun dhe për ti rimar Ilirisë vendin e dytë në tabelën e klasifikimit.

Ndërkohë takimi i fundit i ditës së sotme do të jetë mes Pogradecit dhe Kastriotit.

Vendasit prej dy javësh nuk e njohin fitoren,ndërsa krutanët do të luftojnë për tre pikët e para në këtë kampionat.

Kalendari i javës së tetë të Kategorisë së Parë

Dje   

Iliria – Korabi 2-1

Lushnja – Apolonia  0-1

Skënderbeu – Besa 1-0

Sot

Pogradeci – Kastrioti  25.10.2025 14:00

Kukësi – AF Luftëtari  25.10.2025 14:00

Laçi – Burreli 25.10.2025 14:00

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img