Kateoria e Parë: Mbyllet java e 29-të, Apolonia dhe Korabi fitojnë me Kukësin dhe Erzenin

Kanë përfunduar 2 ndeshjet e ditës së sotme që mbyllën takimet e javës së 29-të të Kategorisë së Parë. Apolonia merr një fitore të rëndësishme në transfertë, pasi fiton 2-1 në “Kukës Arena” përballë skuadrës vendase. Edhe Korabi feston larg shtëpisë, pasi mposht 2-0 Erzenin në Vorë.

E mbushur me emocione ka qenë sfida mes Kukësit dhe Apolonisë, që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport. Gjithçka vendoset në pjesën e dytë me Trifonin, që bëhet protagonist te fierakët duke shënuar një dygolësh që vlen tre pikë.

Pas këtij suksesi Apolonia ngjitet në kuotën e 37 pikëve dhe mban gjallë shpresat për një vend në zonën Play Off, ndërsa Kukësi mbetet në kuotën e 28 pikëve.

Në sfidën tjetër Korabi mposht 2-0 Erzenin në Vorë dhe pas këtij suksesi dibranët ngjiten në kuotën e 29 pikëve. Erzeni mbetet në kuotën e 11 pikëve, tashmë shijakasit kanë rënë matematikisht një kategori më poshtë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu