Elbasani triumfoi 2-0 ndaj Dinamos,në duelin direkt për vendet e para në renditje. Protagonisti i kësaj sfide ishte sulmuesi Ibrahima Diallo i cili realizoi dopietë për ti dhënë tri pikët Elbasanit.
Diallo zhbllokoi takimin në minutën e 5-të,pas një gafe të portierit Aldo Teqja. Në minutën e 25-të i njëjti futbollistë realizoi edhe golin e dytë.
Pasi u ndal nga penalltia,Diallo përfitoi nga topi i kthyer dhe e ndali atë në fundin e rrjetës.
Pjesa e dytë ishte e qetë dhe me raste të pakta për shënim,ndërsa deri në fund rezultati nuk ndryshoj.
Me këtë fitore Elbasani mban vendin e tretë me 38 pikë, vetëm një pikë larg Vllaznisë dhe Egnatias që bashkëkryesojnë me 39 pikë duke lënë Dinamon 5 pikë larg në vendin e katërt.
Fatos LAMAJ



