Tuesday, December 23, 2025

Keqardhja e italianit të Flamurtarit Moriore, për pësimin e golit të barazimit në shtesë: Meritonim fitoren, keqardhje që në 5 sekondat e fundit u ndëshkuam

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi i trajnerit të Flamurtarit, Françesko Moriero, pas ndeshjes, Flamurtari-Teuta, 2-2

“Një keqardhje, sepse për ndeshjen që bënë djemtë e meritonin të fitonin. Kemi bërë maksimumin, një shpërqendrim siç ndodhi. Me 5 minuta përqendrim më shumë do të kishim siguruar 3 pikët.

Djemtë ishin me kurajë, mbrojtëm si duhet të mbrohemi, sulmuam. Mund të ndodhë se ndeshja mbaron gjithmonë pas 90 minutave. Djemtë vunë zemrën, ecim para, me dëshirën për Flamurtarin, duke dhënë gjithçka në fushë për Flamurtarin sepse djemtë besojnë dhe unë besoj.

Na ka munguar fati. Por kur ke kurajë për të sulmuar, e humb diçka në ekuilibër. Vuajtëm ndaj një ekipi të mirë, merituam të fitonim sipas meje për kurajën dhe grintën. Por ka episode gjatë ndeshjes, kur ka rinisje e dinim që do luanin ashtu, te humbja e topit dhe pasimi i gabuar i ynë.

Çdo trajner ka idenë e lojës së tij, ne luajmë me skema të ndryshme, sulmojmë me shumë lojtarë, e treguan djemtë. Nuk është çështje taktike, se djemtë ishin në fushë të përqendruar. Të vjen keq për tre pikët se për 5 sekonda i kishim në xhep, për këto tre pikë punojmë gjithë javën”, tha Moriero për RTSH pas ndeshjes.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img