Keqardhja e Uzunit për humbjen me Poloninë: “Kemi luftuar shumë për këtë ditë që ta arrijmë, tani të presim 4-5 vite për të arritur prapë kaq afër!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Prononcimi i sulmuesit Myrto Uzuni, pas ndeshjes Poloni-Shqipëri, 2-1

“Kemi luftuar shumë për këtë ditë që ta arrijmë, tani të presim 4-5 vite për të arritur prapë kaq afër. E dhimbshme sepse i përkushtohemi dhe dedikohemi. Kishim të gjithë kombin, i kërkojmë falje të gjithë shqiptarëve. Në fund të fundit luajmë për tifozët tonë, që janë aty gjithmonë për ne. Është dhimbje, do kemi netë pa gjumë, por ky është futbolli. Nëse nuk shënon, të dënon.

Me 2 me 0 mbaronte ndeshja, por nëse nuk shënon, futbolli të dënon. Ky është ligji i futbollit. Me keqardhje të madhe largohemi nga Varshava. Shumë i mërzitur, nuk kam fjalë.

Ekipi ka bërë punë të shkëlqyer, si në fazë difensive dhe përpara. Nuk jemi Portugalia apo Franca, ato raste që na jepen duhet të jemi 100% për t’i konkretizuar. Më vjen shumë keq”, u shpreh Uzuni pas ndeshjes”, u shpreh Uzuni për “Klan TV”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img