Friday, September 20, 2024

Kërcënuan presidentin e FSHF-së, vihen në pranga 5 persona

Lexo

Policia ka arrestuar 5 persona pasi kanë kërcënuar verbalisht presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Sipas policisë, Duka është kërcënuar për shkak të detyrës pasi autorët e vendosur në pranga janë presidenti i klubit “Ilira” Nazmi Selmani.

Nazmi Selmani së bashku me Brajan, Santiago dhe Petrit Selmani, si dhe Redian Locin kanë kërcënuar verbalisht kreun e FSHF-së dhe më pasi i kanë shkuar në banesë.

“Arrestimi dhe procedimi i tyre u bë pasi: Më datë 30.08.2024, rreth orës 21:30, kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik për shkak të detyrës shtetasin A.D, 62 vjeç, banues ne Durrës dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa, me qëllim kërcënimin e tij”, theksohet në njoftimin e policisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img