Thursday, November 20, 2025

Kërkohet një stadium për Dinamon! Një zgjidhje, sesi blutë mund të kenë shtëpinë e tyre, madje brenda një viti!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Nje zgjidhje sesi Dinamo mund te kete stadiumin e saj madje brenda nje viti!

Te bleje Kompleksin “Internacional” ne Peze dhe aty te ndertoje stadium. Kompleksi “Internacional” eshte drejt degradimit dhe klubi Internacional eshte i falimentuar. Aty jane 2 fusha ne medha dhe nje kalceto.

Çfare behet? Nje fushe e madhe dhe kalceto prishen komplet per tu bere parking per makinat dhe fusha tjeter zgjerohet, behet me bar natyral dhe ndertohen tribunat per nje stadium 5000 vende. Kompleksi mund te blihet per 3 milion euro dhe klubi Dinamo mund te arrije marreveshje psh. duke paguar 1 milion euro ne sezon per 3 vite pronareve aktual. Nese klubi Dinamo arrin fitimet 3 deri 5 milion euro ne vit per disa sezone nuk do ishte problem te paguhej 1 milion euro ne vit per tu bere perfundimisht me stadium.

Ne Peze Dinamo do vazhdonte te kishte stadiumin ne Kryeqytet dhe gjithashtu ekipi do ishte vetem 20 minuta nga qendra stervitore ne Arbane. Pervec kostos se blerjes se Kompleksit eshte edhe kosto per ndertimin e tribunave ndersa per shtrimin e tapetit fare mire mund te ndihmoje edhe federata.

Nje stadium 5000 vende me parking qe mund te mbaje 500 makina me hapesiren qe ka nese zbatohet projekti i duhur. Dinamo gjate ndeshjeve do fitonte parà edhe nga parkimi, mund te kete nje bar te klubit aty dhe fare mire nje dyqan per te shitur produktet. Shto faktin se eleminohet pagesa e qerave ne stadiume te huaja dhe do te afronte tifozerine duke ripasur shtepine e vet klubi Dinamo vetem do te fitonte shume me nje investim te tille ku do te sigurohej e ardhmja e Dinamos.

  1. Kjo per momentin eshte nje ide personale, jo projekt konkret por tek klubi Dinamo nuk duhet te flene gjume dhe te hane buke derisa ti japin Dinamos drejtimin e duhur per tu rikthyer ne Tirane me nje shtepi te veten.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img