Friday, September 20, 2024

Kevin Dodaj, talenti që po rritet tek Vllaznia. Ishte ndër më të mirët ndaj Partizanit, pritet shpërthimi me gol ndaj Tiranës në fundjavë

Lexo

Kevin Dodaj, talenti 19 vjeçar që po rritet te Vllaznia po kalon një formë të shkëlqyer sportive. Është kjo arsyeja që stafi teknik me në krye trajnerin Thomas Brdariç i besoi aktivizimin si titullar në formacionin kuqeblu për sfidën e javës së parë të Superiores, Partizani-Vllaznia. Një ndeshje kjo, që sipas edhe specialistëve të futbollit, Kevin Dodaj ishte ndër më të mirët në fushën e lojës. E veçanta e tij në këtë ndeshje kishte të bënte me faktin se krahas veprimeve plot fantazi në repartin e sulmit, Dodaj është parë shumë herë të mbrojë mjaft mirë edhe në prapavij duke thyer jo pak aksionet e rrezikshme të Partizanit.

Është kjo arsyeja që vetë faqja zyrtare e Klubit të Futbollit Vllaznia, mesditën e sotme i ka dedikuar Kevin Dodajt një postim special futbollistit të ri që shkëlqeu edhe në Kupat e Europës me supergolin e shënuar për ngjyrat e Vllaznisë në transfertën e largët të Islandës përballë Valur Rejkjavik të Islandes.

 “Një start si titullar në ndeshjen e parë të kampionatit, motivi i duhur për Kevin Dodajn, lojtarin e dalë nga Akademia kuqeblu për të bërë mirë me ekipin e parë të Vllaznisë në sezonin e ri. #kfvllaznia #dodaj”, shkruhet në faqen zyrtare të KF Vllaznia për Dodajn, çka tregon se drejtuesit tashmë talentin e sulmit kuqeblu e kanë në qëndër të vemendjes, ndaj edhe nuk hezitojnë ta promojnë mediatikisht.

Ndërkohë, për t’u theksuar është se talenti Kevin Dodaj ka marrë vemendjen e duhur edhe të ish futbollistit të mirënjohur shkodran, Auron Miloti, një futbollist ky që ka luajtur edhe me Vllazninë dhe Tiranën, dhe sot është në cilësinë e drejtorit të sporteve pranë Bashkisë Shkodër.

Duke folur për prag klasiken Vllaznia-Tirana, Miloti, teksa shprehet optimist për fitoren e Vllaznisë, ndalet edhe tek Kevin Dodaj duke, ku pasi shpreh simpatinë ndaj tij, uron që ai shënojë të dielën ndaj Tiranës dhe t’i japë fitoren Vllaznisë.

“Vllaznia-Tirana e së dielës ndoshta nuk vjen me dy skuadrat në nivelet e tyre më të larta, por mbetet një nga sfidat më të bukura të Superiores. Jo më kot konsiderohet edhe “Klasikja e Shqipërisë”.  Më pëlqen Kevin Dodaj, do të doja që të shënonte ai si një futbollist i ri. E po ashtu t’i dhuronte fitoren Vllaznisë kundër Tiranës.”, shprehet Miloti.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img