Thursday, November 21, 2024

KF Pogradeci, konfirmon dorëheqjen e trajnerit shkodran Samuel Nikaj

Lexo

Shkodrani i pankinës Pogradecare Samuel Nikaj pas ndeshjes së humbur në transfertë 2-0 me Kastriotin i ka paraqitur dorëheqjen presidentit të ekipit Armand Lilo. Dorëheqje e cila është pranuar nga i pari i futbollit liqenor.

Burime të siguruara thanë se Nikaj para nisjes për ndeshjen e kësaj jave me Kastriotin kishte bërë gati valixhet, madje kishte dorëzuar edhe çelsat e hotelit ku ka qëndruar prej gati 3 vitesh në Pogradec.

Çka tregon se ai pavarësisht rezultatit të takimit të kësaj jave e kishte ndarë mendjen për të mos qenë më në kryepankinën e këtij ekipi.

Në fakt rezultatet jo të mira deri tani kanë qenë ato që e kanë detyruar Nikajn të mos jetë më pjesë e Pogradecit, ekip të cilin e ka ngjitur në kategorinë e parë.

Duhet thënë se disa emra të njohur trajnerësh janë vetëofruar tek Pogradeci tashmë dhe tani është rradha e presidetit për të vendosur se kujt do ja besojë ekipin.

Nga ana tjetër mësohet se shumë futbollistë do të bashkohen me ekipin liqenor në merakton e dimrit, madje menaxherë afër presidentit kanë pasur kontakte me shumë lojtarë të tillë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img