Friday, September 20, 2024

KF Shiroka në process organizimi-Thirrje bashkëqytetarëve shkodranë: Kërkojmë mbështetjen e të gjithëve ju. Na shkoftë mbarë, për të mirën e sportit shkodran!

Lexo

Një ditë më parë, Veriu Sport, përcolli lajmin ekskluziv për formimin e Klubit të Futbollit Shiroka, klubi më i ri në qytetin verior, i cili me projektin dhe ambicjet që ka për të ardhmen, synon që në vazhdimësi të jetë një strehë e ngrohtë për komunitetin e futbollistëve të rinjë që Shkodra fatmirësisht i ka me shumicë.

Ndërohë, një ditë më pas, në kuadrin e organizimit të strukturave zyrtare, grupi nismëtar i KF Shiroka, ka dalë me një deklaratë zyrtare që i drejtohet bashkëqytetarëve shkodranë, dashamirësve të sportit në tërësi dhe futbollit në veçanti, duke i kërkuar mbështetje dhe bashkëpunim, në lidhje me formimin e skuadrës së parë dhe nisjen e menjëhershme nga përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.

“Të nderuar bashkëqytetarë të Shkodrës, dashamirës të sportit në tërësi dhe futbollit në veçanti,Kemi kënaqësinë e madhe të prezantojmë krijimin e klubit më të ri futbollistik, KF Shiroka, i cili nis garën e tij në kategorinë e tretë prej këtij sezoni futbollistik 2024-2025. ⚽️🏆 Kjo nismë është ndërmarrë me dëshirën dhe pasionin për të vijuar traditën e bukur që ka Shkodra, por edhe të frymëzuar nga talenti i të rinjve të qytetit tonë, të cilët kërkojnë një hapësirë për t’u angazhuar. 🌟Asnjë fillim nuk është i lehtë, por jemi të bindur se me mbështetjen e tifozerisë shkodrane, që mbetet zemra dhe shpirti i çdo ekipi, si dhe me pasionin, dëshirën dhe profesionalizmin e të gjithëve, do të japim më të mirën në fushë, aty ku reflektohet më së miri puna e një ekipi. 💪KF Shiroka, me një emër që lidhet simbolikisht me një prej zonave më të bukura të Shkodrës, kërkon mbështetjen e të gjithëve ju. Na shkoftë mbarë, për të mirën e sportit shkodran! ⚽️🌍”, shkruhet në postimin zyrtar që grupi nismëtar ka bërë për publikun e gjërë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img