Europiani FC-KF Shiroka 0-1(Shnues: Kingsley Osinachi 69’)
Për ekipin e Klubit të Futbollit Shiroka, dy transfertat e fundit kanë rezoltuar të suksesshme. Ndonëse përballë dy skuadrave të forta, si Bulqiza dhe UET-Universiteti Europian i Tiranës, futbollistët shirokas ia dolën me sukses t’i fitonin që të dyja ndeshjet. Pas asaj të realizuar në Bulqizë me rezultatin 1 me 3, pasditen e së dielës ka ardhur fitorja tjetër në kryeqytet duke mundur UET-në me rezultatin 0 me 1.
Sfida e luajtur në fushën e kompleksit sportiv të ekipeve kombëtare në Kamëz ka qënë shumë e luftuar nga të dyja skuadrat. Vetë fakti, se të dy kampet respektive kishin objektiv vetëm fitoren, ko ka ndikuar që në fushë të shikoheshin veprime të shumta sulmuese.
E udhëhequr nga kapiteni i skuadrës Klevis Bebeziqi, Shiroka luan mjaft mirë në pjesën e parë, ku me disa raste radhazi është shumë pranë, por 45 minutat e para do të mbylleshin me rrjeta të paprekura, 0 me 0.
Edhe minutat e pjesës së dytë paraqesin në fushë një Shirokë edhe më shumë të motivuar duke e kërkuar me ngulm golin e avantazhit, i cili nuk vonon dhe del në dritë në minutën e 69-të. Pas një aksioni të nisur nga mesi i fushës, topi shkon tek futbollisti me numër 21, Kingsley Osinachi, gjuajtja e të cilit përfundon në rrjetën e portjerit vendas, Muça.
Goli i avantazhit për Shirokën e ndez akoma më shumë takimin, me miqtë që shtojnë forcat sulmuese për të barazuar dhe Shiroka, për të administruar avantazhin. Dhe, këtë e bën në mënyrën më të mirë, madje duke kërcënuar edhe me një gol të dytë duke tronditur shtyllën e portës vendase.
Minutat shtesë mbi shtesë, janë edhe më të tensionuarat në fushën e lojës, sidomos në kampin vendas, i cili kërkon me çdo kusht të gjejë golin e barazimit. Madje, për t’ia arritur këtij qëllimi, në disa raste përdorën edhe lojën e arshpër duke ndëshkuar futbollistët shirokas, mes të cilëve është edhe kapiteni Bebeziqi. Minuta këto që shoqërohen edhe me dy kartonë të kuq, Konomi për vendasit dhe Kodra për miqtë shirokas.
Sekondat e fundit të krejt sjellin drithërima në portën shirokase, pasi me dy gjuajtje radhazi, vendasvit janë shumë pranë golit të barazimit, por ka qënë reagimi i shpejtë i portjerit Enton Nova që shpëton portën e tij. Menjëherë pas këtij rasti, vjen vërshëllima përfundimtare e arbitrit kryesor Çaushi, duke fiksuar fitoren e Shirokës me rezultatin 0-1. Tre pike këto që e afrojnë Shirokën edhe më shumë me kreun duke qënë tashmë vetëm katër pikë larg kreut që mbahet nga Partizani B.